Operatori i katërt më i madh në SHBA pas Verizon, AT&T dhe T-Mobile, thotë se është gati të lançojë telefonin e parë 5G që nga vera e këtij viti.
Lajmi i bujshëm i Sprint thotë se telefoni do të jetë Samsung. Deklarata të ngjashme kanë lëshuar edhe rivalët si Verizon por pa dhënë detaje.
5G-ja në teori duhet të ofrojë internet me shpejtësi 50 deri në 100 herë më shumë sesa 4G.
Ndërsa gjigandi Amerikan i iPhone ka vendosur të presë sipas raportimeve deri në 2020.
Një strategji të ngjashme ka ndjekur edhe me 4G-në kur priti deri në maturimin e teknologjisë.
Vonesa e Apple mund ta bëjë më të lehtë për Samsung të fitojë konsumatorë në SHBA. /PCWorld Albanian