Tenderi i frekuencave 5G në Gjermani hyri në javën e tij të 10-të dhe ka grumbulluar plot 6 miliardë euro deri më sot.
Shuma është ngritur falë 405 raunde për 41 blloqe frekuencash ndërsa operatorët kërkojnë të ofrojnë shërbime për fabrikat inteligjente dhe internetit super të shpejtë për shtëpitë.
Lideri i tregut Deutsche Telekom është ankuar se autoritetet kanë rritur çmimet për spektra të vegjël frekuencash.
DT ka fituar deri tani 13 blloqe dhe është përpara konkurrentit Vodafone me 12 dhe Telefonica Deutschland me 8.
Një lojtar i ri, 1&1 kontrolluar nga United Internet dhe me licencë operatori celular virtual ka fituar tetë blloqe. CEO i kompanisë shpreson që 1&1 të bëhet operatori i katër më i madh në Gjermani.
Udhëheqësit e industrisë i tremben se kostoja e lartë e tenderëve mund të ulë fuqinë investuese për ndërtimin e rrjeteve 5G siç ndodhi me tenderin e kriptur në Itali vitin e kaluar. /PCWorld Albanian