Ajo është njëra nga engjëllushet e preferuara të “Victoria’s Secret”, është në mesin e manekineve më të paguara në botë, ndërsa e tëra ka filluar me një intervenim kirurgjik, i cili i kishte dhënë asaj vetëbesim të mjaftueshëm që të provojë veten në modelim.
Manekinia e famshme Alessandra Ambrosio sapo ka mbushur 34 vjet dhe prapa vetes ka një karrierë të ndritshme të modelimit.
Por asgjë nga kjo nuk do të ishte, pra as fakti se është njëra nga top 10 modelet, e cila në vit fiton 6 milionë dollarë falë pamjes së saj, po qe se si vajzë e vogël nuk do ta bënte një intervenim të vogël kirurgjik, shkruan gazeta “Zëri”.
Para se të nisej me karrierën e manekines, është dashur të kërkojë ndihmën e kirurgut.
Dhe qysh në moshën 11 vjeçe, ajo ka rregulluar veshët e saj të mëdhenj dhe të lakuar, shkaku i të cilëve ishte tejet e pasigurt.
Dhe pas këtij intervenimi, ajo kishte fituar vetëbesim të madh dhe menjëherë kishte filluar të pushtojë pistat e modës.
Më 1995, Alessandra kishte triumfuar në garën “Elite Model Look’ për fytyra të reja në Brazil dhe më pas dyert e famës ishin të siguruara.
Ajo është e martuar me Jamie Mazura, e të cilin ka një vajzë dhe një djalë.
Edhe më tutje është njëra nga modelet më të kërkuara braziliane, së bashku me Adriana Lima-n. /ZËRI/