Operacioni kundër FETO-s në Kosovë

E publikuar: 04/04/2018 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Ayhan Demir *

Operacioni ndaj elementëve të FETO-s në Kosovë është prej ditësh një nga temat më të përfolura. Mbështetësit e Perëndimit dhe ushqyesit (ndihmësit e FETO-s) thonë: “Një operacion i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me të drejtat e njeriut. Nuk është problemi nëse janë pjesëtarë të FETO-s ose terroristë, por shkelja e kushtetutës.”

Por le të pyesim: A është e vërtetë kjo? Apo janë kthyer në roje të Amerikës dhe në ushtarë për mbrojtjen e FETO-s. Le të japim disa shembuj në formën e përgjigjes ndaj këtyre pyetjeve.

Në vitin 2012 imami Ekrem Avdiu nga Mitrovica u arrestua nga amerikanët pasi u takua me një arab i cili kishte kryer dënimin në burgun e famshëm Guantenamo. Pasi u mbajt disa ditë i arrestuar në bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë, u la i lirë.

Në të njëjtin vit, pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Almir Drlanjin u arrestua në Ferizaj dhe iu dorëzua autoriteteve të Maqedonisë. Ai u dënua nga Maqedonia me burgim të përjetshëm.

Normalisht që këtyre shembujve mund t’ju shtojmë edhe të tjerë.

Në vitin 2017 Departamenti Amerikan i Luftës Kundër Drogës (DEA), zhvilloi një operacion në Kosovë ku arrestoi 4 persona.

Në vitin 2015 Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT), arriti të shpëtojë një fëmijë kosovar në Siri me emrin Erion Ladrovçi dhe ia dorëzoi atë SHIK-ut.

Le të vazhdojmë përsëri të rifreskojmë kujtesën tonë…

SHIK-un e trajnoi MIT-i. Ndërsa Ushtrinë e Kosovës e trajnoi Ushtria Turke (TSK) dhe MIT-i, si dhe ende vazhdon trajnimi.

Tani le të pyesim: Kur të gjitha këto ndodhën, çfarë bënin ata që sot kritikojnë operacionin e përbashkët të SHIK dhe MIT? Nëse deri më sot nuk ju dilte zëri, përse sot bërtasin sikur t’i ketë shkelur dikush kallon.

Në fakt përgjigja është shumë e thjeshtë: Djali i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Gjin Haradinaj, shkollohet në shkollat e FETO-s, ashtu sikurse fëmijët e Hashim Thaçit, ministrit Besim Beqaj, Kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli, etj.

Por unë dua të flas më në detaje për Haradinajn pasi zëri i tij doli më i lartë se i të tjerëve.

Haradinaj i cili ka mbaruar vetëm shkollën fillore, para luftës së Kosovës nuk ishte gjë tjetër vetëm se një truprojë në diskot e Evropës. Pas nisjes së luftës ai u bë një nga komandantët më të njohur. Ai është ulur disa herë në bandën e të akuzuarve në Lahej, nga të cilat ka dalë i pa fajshëm.

Haradinaj i cili pas luftës themeloi një parti politike, nuk arriti kurrë të merrte më shumë se 10 për qind të votave. Teksa arriti të bëhej Kryeministër në dhjetor të vitit 2004, Haradinaj nuk mundi të durojë në këtë post më shumë se katër muaj, ndërsa arriti të zgjidhet si Kryeministër i qeverisë së pakicës në shtator të vitit 2017, por mesa duket edhe këtë herë do t’i mbetet dëshira në fyt.

Ai cilësohet nga populli i Kosovës si pijanec pasi nuk ka nguruar të konsumojë pije alkoolike edhe në parlament.

Por nuk mbaron me kaq, pasi Haradinaj cilësohet gjithashtu, si një “Kryeministër i skandaleve” pasi e kaluara e tij e provon një gjë të tillë.

Kur e pyesin se nga ka ardhur shtëpia e tij luksoze, ai thotë se atë ia kanë ndërtuar shokët e tij të luftës, për shembull… Ai posedon edhe një tjetër shtëpi të cilën e ka lëshuar me qira kundrejt 6 mijë eurosh e marrë kjo nga një poliklinikë private turke për sytë.

Ndërkohë që familjet kosovare mundohen në dyert e spitaleve shtetërore për të gjetur shërim, Haradinaj kurohet në spitale private.

Ndërkohë që populli i tij lufton me skamjen, Haradinaj harxhon 68 mijë euro për një pushim 7 ditor në Zvicër. Ndërsa ende është pa përgjigje se kush i ka shlyer këto shpenzime.

Republika e Kosovës e cila ka një buxhet të kufizuar sillet goxha bujare ndaj të krishterëve. Përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave, Haradinaj, Kryeministri i një populli me 95 për qind muslimanë, i jep 250 mijë euro kishës katolike të Prizrenit, si dhe shkollës së rabinëve Loyola 750 mijë euro.

Përkundër kësaj, muslimanët e Prishtinës falin namazin e xhumasë jashtë në rrugë. Nëse ky veprim i Haradinajt ju ka befasuar sadopak mund t’ju çojmë në një reportazh të tij të dhënë para disa vitesh, ku thotë: “Unë kam lindur si musliman, por nuk e di që jam i tillë. Nuk kam shkuar kurrë në jetën time në një xhami”.

Haradinaj i cili nuk ka mundur të gjejë asnjëherë rrugën e xhamisë, si dhe ka harruar që është musliman, nuk ka se si të ketë dijeni për miqësinë turko-shqiptare dhe asaj vëllazërore Islame. Për këtë arsye kur Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha “vëllezërit e mi shqiptarë” ai u përgjigj duke thënë se ai nuk është vëllai i tij.

Nuk mund të harrojmë edhe të tjerë të cilët zgjasin gjuhën ndaj Turqisë, si: Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj, prandaj më lejoni që të merrem në shkrimet e ardhshme me ta dhe për ta mbyllur:

Kushdo qoftë dhe çfarë do që të bëjë nuk mund të ndryshojë të vërtetën se populli i Kosovës e do Presidentin e Turqisë dhe popullin turk. Atdhedashësit e dy vendeve e dinë dhe e shprehin mirë fjalën, “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”.

Në këtë situatë mund të themi…

Ato që duhet të kenë një përgjigje janë pyetjet, si: Ata të cilët mbajnë anën e FETO-s për një dorë para, si do të dalin përpara popullit të Kosovës? Ata të cilët frikësohen më shumë nga Amerika se sa nga Zoti i tyre, si do të kërkojnë votën popullit të Kosovës?

*Autori është analist i Ballkanit. Shkrimi u shkrua për të përditshmen “Yeni Akit” në Turqi.