Mjekët në Kinë kanë realizuar me sukses një operacion të jashtëzakonshëm për të shpuar dorën e prerë të një burri, duke e ngjitur atë në këmbën e tij për ta mbajtur ‘gjallë’. Një punëtor fabrike i quajtur Zhou e kishte prerë plotësisht dorën gjatë një aksidenti në punë.
Ai u drejtua menjëherë në spitalin e Xiangya, në Changsha, ku mjeku Tang Juyu, shefi i mikrokirurgjisë në këtë spital vendosi t’i jepte Zhou një shans për të ringjallur dorën e tij të prerë, me anë të një operacioni të rrallë të cilin e kishte realizuar me sukses në vitin 2013 në të njëjtat rrethana.
Mjekët e ngjitën dorën e prerë në këmbën e punëtorit për një muaj deri sa nervat dhe tendinat të dilnin nga trauma dhe më pas ‘e ngjitën’ me sukses në krahun e tij.