Operacion i madh antidroge, kapen 12 ton kanabis (Foto)

E publikuar: 08/04/2017 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një magazinë e mbushur plot me drogë është zbuluar mesditën e kësaj të shtune në Përmet.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Sh.Ç.B.A, zhvilluan prej disa orësh një operacion të madh anti drogë ne kete zone dhe pas përfundimit të peshimit të kanabisit të sekuestruar, rezultoi se ishte rreth 12 ton.

Blute bene me dije se zbuluan në një fshat të Përmetit një magazinë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Magazina u gjet në fshatin Pagri të rrethit Përmet.

Në operacion moren pjese Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.

Po vijon operacioni dhe ne vijim priten detaje te tjera, teksa nuk ka asnje te arrestuar deri me tani./Klan/