​Operacion kundër spiunazhit në Kosovë

E publikuar: 17/07/2025 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet në Kosovë kanë nisur të enjten një operacion me dyshimet për spinuazh.

Drejtuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

“Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit”, njoftoi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi.