Pas lajmeve të shumta dhe vendimit për paraburgim të këngëtarit Gjesti, Erkand Shabani ka reaguar përmes një postimi në Instagramin e tij.
Ai zbuloi se artisti ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje në gjykatë për ngjarjen që tronditi stafin e kompanisë. Por, gjërat nuk mbyllen me kaq!
Për të zbardhur gjithçka, ONIMA ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme javën e ardhshme, ku do të publikohen pamjet e plota të incidentit dhe raportet financiare. Këto të fundit do të vërtetojnë se kompania nuk i detyrohet asnjë cent artistit, duke nxjerr zbuluar ata që tentuan të përfitonin përmes metodave të padrejta.
Gjesti aktualisht ndodhet në paraburgim prej 30-ditësh.



















