Shefi ekzkutiv i OnePlus carl Pei bëri të ditur se kompania ka planifikuar lançimin e një telefoni 5G vitin e ardhshëm dhe sipas dijenisë së tij do të jetë i pari me këtë teknologji.
Madje ai tha se ekipi i tij ka kryer testime të 5G-së në zyrat qendrore të Qualcomm në Gusht.
Duke qenë se OnePlus lançon vetëm telefonë flagshipë 5G-ja shndërrohet në një domosdoshmëri.
Telefoni i ardhshëm i OnePlus mund të vijë me modemin 5G Snapdragon X50 të Qualcomm dhe një modul antene QTM052 mmWave. /PCWorld Albanian