Fatmir Spahiu i është rikthyer sërish mësimeve të shkollës fillore.
Në fakt, aktori i njohur më mirë si “Oki” i serilait “Kafeneja Jonë”, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shihen vargjet e vjershës së njohur për fëmijë, “Pylli”, transmeton Telegrafi.
“Duke mësuar vjershën për fëmijë me Mal Spahiu”, ka shkruar përbri fotografisë në Instagram, Spahiu, transmeton Telegrafi.
Përndryshe, aktori është i martuar me prizrenasen, Zanën dhe ka dy fëmijë, Lisin dhe Malin.