OKB e ka suspenduar dërgimin e të gjitha ndihmave humanitare në Siri pasi që kamionët e saj me ndihma u sulmuan dje nga aeroplanët luftarakë afër Alepos.
Kamionët e OKB-së kishin marrë lejen e duhur për të dërguar ndihma dhe të gjitha palët ndërluftuese – përfshirë Rusinë dhe ShBA-të- ishin njoftuar për këtë, kështu ka thënë një zëdhënës i OKB-së, transmeton Express.
Një zyrtar i lartë nga Gjysme Hëna e Kuqë Arabo-Siriane ishte në mesin e një numri civilësh të vrarë.
Ndërkohë, ShBA-të kanë shprehur zemërimin e tyre për këtë sulm, i cili ndodhi në qytetin Urum al-Kubra vetëm disa orë pasi ushtria siriane e shpalli të mbaruar armëpushimin e ndërmjetësuar nga ShBA dhe Rusia.