OKB miraton rezolutën kundër kërcënimit terrorist të aviacionit civil

E publikuar: 23/09/2016 07:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të enjten një rezolutë, që i kërkon vendeve të forcojnë standardin e sigurisë, masat si dhe shkëmbimin e informacionit etj., për të përballuar me efektivitet kërcënimin terrorist ndaj aviacionit civil.

Në këtë rezolutë thuhet se grupet terroriste e konsiderojnë aviacionin civil si objektiv duke u orvatur të shkaktojnë vdekjen dhe plagosjen e njerëzve dhe humbje të mëdha ekonomike, duke ndërprerë lidhjet midis vendeve të ndryshme. Këshilli i Sigurimit i OKB-së po ndjek nga afër këtë problem dhe dënon sulmet terroriste kundër aviacionit civil.

Pas miratimit të rezolutës, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Wu Haitao tha se vendet e ndryshme duhet të zbatojnë në mënyrë të gjithanëshme këtë rezolutë dhe të marrin masa të mëtejshme konkrete në fushat përkatëse për të forcuar pandërprerë nivelin e sigurisë së aviacionit civil.

Wu Haitao shtoi se Kina është lojtare e rëndësishme në mobilizimin global kundër terrorizmit dhe punon ngushtë me komunitetin ndërkombëtar për të ruajtur sigurinë e aviacionit civil.