Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të sigurojnë korridore të sigurta për civilët që ikin nga luftimet dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e armiqësive aktive.
OKB dhe partnerët e saj kanë ofruar ushqime për qindra mijëra njerëz, por situata e sigurisë e ka bërë të vështirë arritjen në zona të caktuara, raporton BBC.
Deklarata vjen pasi të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për pengimin e largimit të sigurt të civilëve.

















