Kreu i OKB-së ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën Hamas-Izrael, tha zëdhënësi i tij.
Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i saj, është thellësisht i shqetësuar nga “humbja dramatike e jetëve” në disa spitale në Gaza, shtoi ai, ndërsa Forcat e Mbrojtjes të Izraelit vazhdojnë të përparojnë me ofensivën tokësore në territor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte paralajmëruar më herët se spitali më i madh i Gazës, al Shifa, është “pothuajse një varrezë”, pasi njerëzit e bllokuar brenda përgatiten të varrosin trupat në një varr masiv, raporton Sky News.
“Në emër të njerëzimit, Sekretari i Përgjithshëm bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar”, tha zëdhënësi i Guterres.