Lajmet

OJQ-të kërkojnë përgjegjësi për shkaktarët e tragjedisë në Kolovicë

28.06.2016 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
OJQ-të kërkojnë përgjegjësi për shkaktarët e tragjedisë në Kolovicë

Përgjegjësi penale dhe institucionale në rastin e vdekjes së dy fëmijëve në Prishtinë

Javës që shkoi, në lagjen Kolovicë të Prishtinës ndodhi një tragjedi në të cilën dy fëmijë humbën jetën.

Kjo tragjedi, sipas OJQ-ve ndodhi si pasojë e veprimeve ilegale të një operatori ekonomik, i cili ka hapur një gropë në territorin e Komunës së Prishtinës, bëhet e ditur përmes një komunikate.

“Komuna e Prishtinës bashkë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë përgjegjësi për ndërtimet dhe operimet në territorin ku ka ndodhur fatkeqësia. Me të njëjtin ritëm me të cilin kërkojnë pagesën e taksave dhe tatimeve përkatëse, këto institucione kanë obligim ligjor që të sigurojnë ligjshmërinë e operimit të secilit operator ekonomik dhe të parandalojnë veprimet e papërgjegjshme të cilat rrezikojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Duke mos arritur të mbikëqyrin cilësinë e punëve dhe respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, këto institucione bartin përgjegjësi për këtë tragjedi”, thuhet në komunikatë.

OJQ-të kanë përshëndetur dorëheqjen e drejtorit të Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla, por kjo nuk është e mjaftueshme sipas tyre.

Dorëheqja e drejtorit të inspektoriatit të Prishtinës duhet parë si përgjegjësi dhe parim mbi të cilin çdo zyrtar duhet të veprojë në raste të ngjashme. Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme. Për rastin Kolovica duhet të kërkohet përgjegjësi penale për fajtorët.

“Ne, organizatat e poshtëshënuara, kërkojmë nga prokuroria e shtetit që të përshpejtoj hetimet e nevojshme për të përcaktuar të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi penale për humbjen e jetëve të dy fëmijëve në Prishtinë. Gjithashtu, bartësit e institucioneve të lartpërmendura duhet të mbajnë përgjegjësi për neglizhimin e përgjegjësive të tyre ligjore, ndërsa e njëjta duhet të kërkohet edhe nga kompania që ka shpërfillur ligjet dhe rregulloret përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Në fund, OJQ-të kërkojnë nga Komuna e Prishtinës dhe gjitha komunat e tjera, si dhe institucionet qendrore që të koordinohen në mes vete, në mënyrë që të parandalohen tragjedi të tilla në të ardhmen. Për më tepër është urgjente që institucionet lokale dhe qendrore të marrin përgjegjësitë që u takojnë në sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, si parakusht për një jetë të dinjitetshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje