Në qoftë se jeta seksuale ju ka kaluar në monotoni apo thjesht dëshironi ta bëni të dashurin që të çmendet pas jush, provoni ndonjërën nga këto gjëra. Me siguri do t’ia arrini qëllimit.
Bëni një befasi të dashurit tuaj me poza të reja seksuale, në të cilat, natyrisht, do të kënaqeni edhe ju, transmeton Telegrafi. Këto janë pozat më të mira për arritje të përbashkët të orgazmës:
Në krevat apo në kolltuk
Për këtë pozë femra duhet të ulet në skaj të krevatit apo të kolltukut dhe duhet të vërë prapanicën përgjatë skajit, derisa shputat i mbështet në dysheme, ndërkaq mashkulli bie në gjunjë para saj, saktësisht midis këmbëve të saj. Në këtë pozë, mashkulli është ai i cili dikton tempin dhe intensitetin.
Në karrige
Mashkulli ulet në karrige, ndërkaq prapanicën duhet ta ulë goxha poshtë ulëses. Femra i ulet në prehër dhe i mbështet duart për këmbët e tij. Në këtë pozë femra merr iniciativën dhe me lëvizjet e saj dikton tempin, ndërsa mashkulli me duar butësisht e ngre lart.
Në shpinë
Mashkulli shtrihet në shpinë, këmbët i hap pak dhe i shtrin. Femra ulet mbi të me shpinë të kthyer nga ai, me këmbë të lakuara në gjunjë. Shuplakat e duarve i mbështet në gjoksin e tij. Edhe në këtë pozë femra është ajo që dikton tempin, ndërkaq mashkulli, sipas dëshirës, i hap dhe i mbledh këmbët.