Oficeri i Policisë Bledar Naçi: Kërcënimi i Habilajve kur ndaluam Audin e Saimir Tahirit

E publikuar: 07/11/2017 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-efektivi i Antidrogës së Fierit, Bledar Naçi ka treguar incidentin që pati në fillim të 2014-ës, kur u shoqëruan në komisariat dy kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm.

Në një intervistë të gjatë për “Gazeta Shqiptare”, Naçi rrëfen se si “Audi” AA003GB kundërshtoi kontrollin dhe i iku postbllokut të policisë. Më tej, ata u shoqëruan, megjithëse kërcënuan efektivët e policisë. “Do ta shikoni ça do ju bëjmë, është makina e ministrit”, rrëfen Naçi përplasjen me Habilajt. Pas këtij incidenti, njësoj si shokët e tij, Naçi u akuzua se i kishte marrë 10 mijë lekë të reja një personi, që sot rezulton i dënuar për disa vepra penale.

Një vit më pas, pasi Bledar Naçi bashkë me efektivë të tjerë si Antonio Nazeraj dhe Dritan Zagani guxuan dhe ndaluan “Audi”-n famëkeq të vëllezërve Habilaj, nisi tatëpjeta për të gjithë.