Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficerët e saj në Aeropportin e Prishtinës kanë identifikuar mallra të padeklaruara tek dy pasagjerë, njëri i Shqipërisë dhe tjetri i Kosovës.
Tek pasagjeri i Shqipërisë, oficerët doganorë kanë gjetur bizhuteri të llojeve të ndryshme mbi 16 kilogramë, ndërsa tek ai i Kosovës janë gjetur ora dore të shtrenjta të padeklaruara.
Komunikatë për media:
Prishtinë 16 dhjetor 2024, oficerët doganorë në Aeroportin e Prishtinës (Aeropuerto-Arritje), gjatë aktivitetit të tyre të rregullt të punës, kanë identifikuar dhe zbuluar mallra të pa deklaruara tek dy pasagjerë.
Rasti i parë: Një pasagjer me shtetësi të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të bagazhit, është gjetur me 16.7 kg bixhuteritë të llojeve të ndryshme.
Rasti i dytë: Një pasagjer me pasaportë të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollit të valigjes, është gjetur me dy ora dore, të cilat sipas vlerësimit të oficerëve doganorë, janë ora të shtrenjta dhe të pa deklaruara. Orët janë të reja dhe ndodhen ende në paketat e tyre origjinale.
Dogana e Kosovës vazhdon të intensifikojë kontrollin dhe mbikëqyrjen në të gjitha pikat kufitare, duke shprehur angazhimin e saj të plotë për të parandaluar çdo formë të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Mallrat janë konfiskuara dhe ndaj tyre janë duke u zhvilluar procedurat doganore sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave.