Ofertë e ‘çmendur’ nga Arabia për Ancelottin

E publikuar: 30/04/2025 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi saudit, Al-Hilal, gati t’i ofrojnë Carlo Ancelottit një kontratë me vlerë totale 150 milionë euro për tre vitet e ardhshme, transmeton infosot.com

Mes interesit, gjithashtu edhe stoli i kombëtates së Arabisë.

Real Madrid nuk do të pengojë dëshirën e italianit, teksa federata braziliane pret ende zgjidhjen e ngërçit dhe sot – sipas medieve spanjolle – një takim mes Florentino Perez dhe teknikut mund të jetë vendimtar.

Real Madrid nuk e bën thjesht çështje parash (ata e dinë se nëse prishet kontrata para Botërorit për Klube nuk ka nevojë për dëmshpërblim) por sidomos shpërqëndrimi pasi La Liga është ende e hapur dhe nuk është normale në këtë moment të vështirë që vëmendja të kalojë vetëm te e ardhmja e Don Carlos.