OEK e shqetësuar nga kushtëzimet e Serbisë

E publikuar: 05/02/2016 08:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oda Ekonomike e Kosovës ka kundërshtuar sjelljet e Doganës së Serbisë, e cila kushtëzon kompanitë nga Kosova me deklarimin e mallit që eksportohet në këtë vend si mall i prodhuar në “Krahinën e Kosovës dhe Metohisë”.

Përmes  një kumtese për media, OEK thotë se janë informuar nga disa kompani vendore se kanë probleme serioze me Doganat e Serbisë me rastin e eksportit të produkteve të veta atje.

“Njëkohësisht autoritetet në Serbi janë duke u bërë probleme edhe importuesve nga Kosova mallrat e të cilave kalojnë transit nëpër Serbi duke u kërkuar certifikata, dokumente dhe analiza të panevojshme për transit, pasi që të njëjta vijnë nga vendet e BE-së” thuhet në njoftim.

OEK mbështet dialogun dhe partneritetin por kërkon reciprocitet dhe pozita të barabarta në të bërit biznes jo vetëm me Serbinë por edhe me vendet tjera.