Lajmet

OEK: Bizneset e kënaqura me ambientin në Kosovë

14.07.2016 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
OEK: Bizneset e kënaqura me ambientin në Kosovë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë prezantimin e raportit të “Monitorit të Biznesit Kosovar”, për tremujorin e dytë të vitit 2016. Sipas këtij raporti del se bizneset në këtë tremujorë, kanë vlerësim pothuajse të ngjashëm si në tre mujorin paraprak.

Rreth 30% të bizneseve të anketuara vlerësuan situatë të mirë të të bërit të biznesit. Gjendja duket shumë më e mirë edhe krahasuar me TM-në e njëjtë të vitit paraprak. Pritjet për punësim mbeten me trend pozitiv. Në krahasim me TM-në paraprak ka një rënie prej 10%, por sidoqoftë pritjet janë premtuese. Vetëm 4% e bizneseve të anketuara, presin që punësimi të bie.

Një vlerësim i tillë pasqyron optimizmin e sektorit privat sa i takon rritjes së numrit të punëtorëve brenda 6 muajve të ardhshëm.

Me këtë rast, Hykmet Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se është mirë që indikatorët e prezantuara janë pozitive. Ajo tha se ambienti i biznesit nuk varet vetëm nga ministria që ajo e udhëheq, por në krijimin ambientit sa më të mirë janë të lidhura edhe shumë ministri.

Sipas ministres në këtë gjashtë mujor janë regjistrua 10 për qind më shumë biznese se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

 

“Ambienti i bizneset nuk mund të jetë përgjegjësi e një ministrie. Prej dhjetë indikatorëve që mat Banka Botërore, MTI është përgjegjëse vetëm për dy indikator… Në këtë gjashtë mujor në krahasim me gjashtë mujorin kaluar është rrit numri i bizneseve të regjistruara për 10 përqind. Ajo çka është e rëndësishme është se ka ndryshuar struktura komplet e bizneseve për 106 përqind, është rrit numri i shoqërive me përgjegjësi të kufizuara“, tha Bajrami.

Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut, tha se pavarësisht problemeve të cilat i ka vendi, sektori privat dhe përfaqësuesit e komunitetit të bizneset po e ndajnë politikën nga ekonomia.

“Jemi dëshmitarë të asaj se kohëve të fundit në Kosovë më tepër dominon agjenda politike se sa ajo ekonomike… Në këtë vorbull të aktiviteteve politike shpreh mirënjohjen time karshi sektorit privat dhe komunitetit të biznesit që me angazhimin e vet po e ndajnë ekonomin nga politika. Objektivat ekonomike i kanë prioritet, nga të cilat sot kemi buxhet, kemi të hyra nga Doganat dhe ATK-ja , kemi transparencë, kemi dialog dhe kemi partneritet publiko privat”, tha Gërxhaliu.

Nga ana tjetër, Henriette Kotter, përfaqësuese nga ambasada gjermane në Kosovë, që e mbështeti këtë projekt, tha se me këto lloj aktivitete do të ndihmojnë bizneset në rritjen e produktivitetit, që do të kenë ndikim në rritjen e punësimit dhe ekonominë e vendit.

“Më lini të tregoj me pak fjalë disa nga aktivitetet që i kemi realizuar së bashku; kemi asistuar tek Oda Ekonomike e Kosovës në procesin e certifikimeve në strategjinë zhvillimore të kësaj Ode, ristrukturimin e Odës Ekonomike dhe zyrat e saj regjionale për ta bërë atë më funksionale… Ky është një nga projektet me programin që KCC ka ndërmarrë me mbështetjen e GSD-së. Këto lloj studimesh janë mbajtur në shumë vende, gjithashtu edhe në Gjermani, dhe është një instrument shumë i mirë për analizimin e zhvillimit të bizneseve. Nëpërmjet të dhënave të saja të besueshme sektori privat mund të marrë vendime banesore më adekuate lidhur me planifikimin e aktiviteteve dhe investimeve, dhe kjo ndikon ne rritjen e produktivitetit, rritje e punësimit dhe ekonomisë”, tha Kotter.

Për realizimin e këtij raporti janë anketuar afër 400 biznese . Indikatori i konfidencës, sipas këtij raporti, ka vazhduar me trend pozitiv edhe në këtë tremujorë. Besimi i bizneseve ka filluar të ngjallet, por sidoqoftë krahasuar me TM paraprak kemi një rënie të lehtë prej 6%, respektivisht nga 22 në 16. Ky raport është prezantuar nga Rob Van Raaj , përfaqësues nga OEK.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ata janë regjime autoritare që po kërkojnë afrimin me Trump-in

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ata janë regjime autoritare që po kërkojnë afrimin me Trump-in

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?