16 vjeçari u la jashtë skuadrës për përballjen ndaj Malmos në Ligën e Kampionëve, duke dështuar edhe njëherë që t’i lë përshtypje Rafa Benitezit.
Talenti i madh i Real Madridit, Martin Odegaard, ka dështuar të përfshihet në skuadër për përballjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Malmos.
16 vjeçari iu bashkua skuadrës nga kryeqyteti spanjoll nga Stromsgodset për 2,3 milionë funte, në janar, duke debutuar si 15 vjeçar.
Ai menjëherë filloi stërvitjet me skuadrën e parë të Madridit dhe debutoi si zëvendësues në ditën e fundit të sezonit, në fitoren 7-3 ndaj Getafes.
Megjithatë, ai nuk ka arritur formën e duhur për t’i lënë përshtypje Rafa Benitezit, që nuk e përfshiu në skuadër as për përballjen e së mërkurës ndaj Malmos.
Spanjolli vendosi që në vend të tij t’i ftojë Broja Mayoralin dhe Marcos Llorenten, megjithëse Odegaard është në listën e futbollistëve që mund të paraqiten në Ligën e Kampionëve.