Oda Ekonomike kundër masave të reja anti-COVID, Rukiqi: Ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje

E publikuar: 26/08/2021 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas paralajmërimit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës se Qeveria e Kosovës pritet të marr masa të reja kundër COVID-19, duke aplikuar orën policore dhe kufizimin e punës së gastronomisë, ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili është kundër masave të tilla.
Rukiqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje.“Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës sociale”, ka shkruar Rukiqi.Më tej ai ka thënë se “ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje”.“Rastet me fatalitet dhe të hospitalizuarit janë nga kategoritë që nuk po vaksinohen. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë dëmin, e të papërgjegjshmëve që nuk po vaksinohen dhe të jokonsistencës në menaxhimin e pandemisë.Ai thotë se “kufizime të rrepta duhet të zbatohen, por në këtë rast, për ata që nuk po vaksinohen”.