Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret nënshkrimin e MSA-së

E publikuar: 27/10/2015 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mirëpritur nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për media OEK vlerëson se “nënshkrimi i MSA-së paraqet kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e kushteve për të bërit biznes dhe për përshpejtimin e procese integruese edhe në rrafshin ekonomik.”

“Nënshkrimi i MSA-së është gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në forcimin e konkurenshmërisë së kompanive vendore dhe krijon kushte më të volitshme për pjesëmarrjen e tyre në tregun ndërkombëtar.”