Sot në kuadër të punimeve të Asamblesësë 118’të me rradhë të EUROCHAMBRES, që po mbahet në Luksemburg, Oda Ekonomike e Kosovës, asht ba anetarja ma e re,përkatësisht anëtarja e 46’të në asociacionin ma të madh europian të Odave Ekonomike – EUROCHAMBRES.
Ky anëtarësim, që paraqt njohjen me ta randësishme ndërkombëtare për komunitetin e biznisit dhe sektorin privat të Kosovës, vjen mbas nji avokimi të gjatë dhe sfidues të Menaxhmentit të Odës Ekonomike të Kosovës, në bashkëpunim me Odat mike nga Gjermania, Turqia, Austria, Kroacia dhe shumë partnerë tjerë nga regjioni dhe Bashkimi Europian, si dhe asht rezultat edhe dialogut dhe marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhanieve me Serbinë.
Anëtarësimi në EUROCHAMBRES ka randësi shumëdimensionale, në radhë të parë ekonomike, mbasi që ka efekte të drejtpërdrejt në integrimin ekonomik të vendit, përkatësisht plotësimin e kritereve ekonomike për anëtarësim në BE, përmes avancimit të bashkëpunimit rajonal, ngritjes se kapaciteteve te bizniseve kosovare dhe partneritetit strategjik biznesor me vendet tjera anëtare të këtij asociacioni. Në anën tjetër anëtarësimi vjen në nji fazë të randësishme të njohjes ndërkombëtare të Republikës të Kosovës, jo vetëm në organizatat politike, por edhe në ato ekonomike, të sportit dhe sidomos tani me procesin e anëtarësimit në UNESCO.