Katër familje nga katër komuna të ndryshme të Kosovës do të hyjnë në stinën e dimrit nëpër shtëpitë e tyre të reja të ndërtuara me fondet e Odës Ekonomike Amerikane, anëtarëve të saj dhe të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Të privuara nga mundësitë e të pasurit të një strehimi të përhershëm, familja Thaçi nga Skenderaj, familja Mehmeti nga Mitrovica, familja Kastrati nga Peja dhe familja Hajrullahu nga Komuna e Lipjanit, iu gëzuan ndërtimit të shtëpive dhe në të njëjtën kohë shprehën falënderimin e tyre për Odën Amerikane.
Përveç Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, iniciativën e Odës Amerikane për ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha e kanë mbështetur edhe disa kompani private.
















