Oculus ditën e sotme prezantoi një version të përditësuar të pajisjet së realitetit virtual Rift i cili do të dalë në shitje këtë pranverë.
Oculus Rift S do të kushtojë 399 dollarë, një rritje me 50 dollarë krahasuar me modelin e kaluar por që ka rezolucion të përmirësuar dhe të njëjtin sistem audio.
Rift S ndryshon ekranin OLED me një LCD përdorur në Oculus Rift Go duke rritur rezolucionin nga 1080×1200 në 1280×1440 piksel.
Fushëpamja është më e madhe sesa e Rift gjithashtu. Ashtu si Oculus Quest, pajisja e re do të vijë me kontrollerë me prekje. Rift S gjithashtu ka pesë kamera gjurmimi që mund të përdoren për të parë ambientin rrethues.
Lenovo ka ndihmuar në ridizajnimin e Rift S ku Oculus thotë se është më i rehatshëm dhe ka përhapje më të mirë të peshës së bashku me më tepër izolim nga drita.
Së fundi u duhet edhe një kompjuter i përshtatshëm dhe Oculus ofron një aplikacion të shkarkueshëm për të parë nëse kompjuteri që keni përballon Rift S. /PCWorld Albanian