O’Connell:Dhuna në Kuvend dëmton shtetin

E publikuar: 14/12/2015 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell ka thënë se është kundër dhunës në Kosovë.

Ai ka thënë se dhuna është kundër demokracisë dhe shtetit të Kosovës. Ka kërkuar zgjidhjen e bllokadës politike përmes dialogut.

Ky reagimi i ambasadorit vjen pas veprimeve të sotme të Opozitës, e cila hodhi përsëri gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Lexojeni të plotë reagimin të Ruairí O’Connell:

Unë jam i trishtuar nga dhuna e vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës.

Kosova ka shumë sfida. Dhuna e vazhdueshme ndaj institucioneve dhe përpjekjet për të imponuar vullnetin politik me forcë nuk i zgjidhë problemet e Kosovës. Krijon thjeshtë më shumë. Përdorimi i dhunës për qëllime politike qëndron kundër çdo kuptimi të demokracisë. Ai dëmton Kosovën.

Unë i mbështes përpjekjet e vazhdueshme për të zgjidhur këtë bllokadë përmes dialogut. Unë shpresoj dhe pres që autoritetet e Kosovës do të sigurojnë se procesi ligjor dhe të drejtat e njeriut respektohen. Unë shpresoj se të gjitha palët do të respektojnë demokracinë që Kosova ka punuar aq shumë për ta ndërtuar.