O’Connell: Qeveria t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve

E publikuar: 17/02/2016 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell është shprehur i gëzuar me përmbylljen pa incidente të protestës së opozitës.

O’Connell, në rrjetin social Facebook, tha se shpreson që opozita të ketë marrë një vendim për të braktisur metodat e dhunshme, ndërsa pa përmendur nuk lë as detyrimet e Qeverisë së Kosovës për t’i marrë parasysh brengat e qytetarëve lidhur me korrupsionin në Kosovë, që nga institucione evropiane u quajt “korrupsion endemik”.

“Protesta është e drejtë fondamentale demokratike dhe unë jam i gëzuar se protesta e sotme u përmbyll paqësisht. Shpresoj se kjo gjë përfaqëson një vendim të opozitës për ta braktisur dhunën. Shpresoj se Qeveria do t’i përgjigjet brengave të qytetarëve për korrupsionin dhe sundimin e ligjit. I bëj thirrje që të dyja palëve që të gjejnë zgjidhje rreth dallimeve të tyre politike. Secili hap pozitiv i marrë nga politikanët e Kosovës mund të ndihmojë në ndërtimin e një kulture demokratike në këtë shtet të porsalindur”, ka shkruar O’Connel l.