O’Connell përshëndetë ftesën e Mustafës drejtuar Opozitës

E publikuar: 04/12/2015 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas ftesës së bërë nga kryeministri i vendit, ambasadori britanik ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ku veç përshëndetjes së veprimit ka kërkuar që gjuha abuzive të mos jetë më pjesë e diskursit.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka mbështetur ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për dialog me Opozitën.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook ai veç thirrjes “Të fillojmë” ka kërkuar që gjuha abuzive të përjashtohet nga diskursi, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ambasadori është duke bashkëbiseduar me qytetarët, të cilën kanë komentuar në atë që ka shkruar ai.

Right, Let’s start. I’m looking forward to talking to you. But please, no abusive language or you will be blocked….

Posted by Ruairí O’Connell on Friday, 4 December 2015

“Pra, lë të fillojmë. Mezi pres të bashkëbisedojmë. Ju lutem, mos perdorni gjuhë abuzive sepse do të bllokoheni”.