O’Connell: Informatorët e veprimeve të kundërligjshme janë heronj që i duhen këtij veni

E publikuar: 18/11/2016 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Korrupsioni në formë të ikjes së tatimit është problem për Kosovën, ka vlerësuar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Ai ka thënë nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook se akuzat e bëra në media për korrupsion “meritojnë trajtim serioz nga organet kompetente dhe hetim profesional dhe të paanshëm”.

Ndërsa, informatorët e dyshimeve të arsyeshme për veprime kundërligjore, duhet të mbrohen plotësisht, në mënyrë që të inkurajohen edhe informatorët tjerë të bashkëpunojnë me drejtësinë, ka shtuar ambasadori britanik.

“Informatorët e veprimeve të kundërligjshme janë heronjët e ri për të cilët ka aq shumë nevojë Kosova”, është shprehur O’Connell.