O’Connell: Dhuna e opozitës kërcënon zhvillimin demokratik dhe largon investitorët

E publikuar: 24/10/2015 01:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori britanik në Kosovës, Ruairí O’Connell, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Në vijim postimi i tij i plotë:

Këtë javë i pashë dy anë të Kosovës. Demonstrata në përkrahje të Rektorit tregon se ka shumë njerëz të cilët dëshirojnë që institucionet e Kosovës të punojnë për të mirën e njerëzve dhe jo për interesat e veta. Marshi i organizuar nga shoqëria civile tregon se ka shumë njerëz që brengosen për të ardhmen e Kosovës, dhe për kulturën politike e cila po krijohet.

Por, dhuna në vazhdim nga opozita për të bllokuar punën e parlamentit nuk e ndihmon Kosovën që ta ndërtojë një të ardhme më të mirë. Ajo e dëmton imazhin e Kosovës, e kërcënon zhvillimin demokratik të Kosovës dhe largon investitorët.

Andaj, unë e mbështes iniciativën e Presidentes që ofron një zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar, dhe shpresoj që opozita me sinqeritet do të angazhohet për këtë. Mbështesim Institucionet e Kosovës.