O’Conell ia ofron mbështetjen ministres Hoxha për reformat në MIE

E publikuar: 26/09/2017 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ruairi O’Connell.

Ministrja Hoxha në takim vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Mbretëria e Bashkuar për Kosovën në  zhvillimin e vendit dhe përkrahjes në arenën ndërkombëtare.

Në takim, u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, dhe për reforma të rëndësishme e mëse të duhura vecanërisht për sundimin e ligjit.

Ambasadori O’Connell ia konfirmoi Ministres Hoxha përkrahjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në arenën ndëkombëtare dhe ritheksoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme.