OBSH-ja miraton rezolutën që kërkon ndihmë të menjëhershme për Gazën

E publikuar: 10/12/2023 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë miratuar një rezolutë që kërkon qasje të menjëhershme mjekësore në Gaza.

Në një lëvizje të pazakontë, bordi ekzekutiv i OBSH-së u mblodh në një seancë urgjente për të diskutuar atë që drejtori i përgjithshëm i saj Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se ishte një katastrofë shëndetësore – me shumë të plagosur dhe rrezik të lartë sëmundjesh.

Rezoluta bën thirrje për akses të menjëhershëm të papenguar për ndihmë dhe për ata që luftojnë të respektojnë ligjin ndërkombëtar.

Kjo do të thotë që të mos ketë asnjë sulm ndaj spitaleve apo punonjësve shëndetësorë, raporton BBC.

Ajo gjithashtu kërkon që të gjithë të arrestuarit, pengjet dhe palestinezët, të kenë akses në kujdesin mjekësor.

OBSH-ja ka paralajmëruar se kushtet e rezolutës do të jenë praktikisht të pamundura për t’u përmbushur pa një armëpushim, diçka që Shtetet e Bashkuara vendosën veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të premten.

Më parë Ghebreyesus tha se “ndikimi i konfliktit në shëndet është katastrofik”, duke shtuar se “sistemi shëndetësor i Gazës është në gjunjë dhe po shembet”.