Këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien, tha se Kosova dhe Serbia kanë bërë tashmë progres.
Në një postim në Twitter, ai tha se bisedat e sonte ishin për ekonomi derisa ato të vazhdojnë edhe më tej, njofton Klan Kosova.
“Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës tashmë vetëm se kanë bërë përparim. Bisedat tona këtë mëngjes u përqendruan në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe # Normalizimin Ekonomik. Presim të diskutojmë më tej këtë pasdite”.