Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg tha ditën e Enjte se objektivi i tij për 2018-ën ishte të “rregullonte” rrjetin social.
“Bota ndihet në ankth dhe Facebook ka shumë punë për të bërë,” tha ekzekutivi 33 vjeçar i rrjetit social më të madh në botë.
Ai citoi përhapjen e gjuhës së urrejtjes, përdorimin e Facebook nga Rusia për të propaganduar dhe shpërdorimin e kohës në rrjetin social.
Një ligj i ri në Gjermani u kërkon rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter të adresojnë gjuhën e urrejtjes ose të përballen me gjoba të rënda.
Në SHBA Facebook është kritikuar për përhapjen e propagandës Ruse dhe ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale duke përdorur rrjetin social.
Madje, ish drejtues të kompanisë kanë vënë në pikëpyetje impaktin e rrjetit social në shëndetin mendor dhe social të njerëzve.
Zuckerberg tha se sfida e tij për 2018-ën ishin pikërisht këto. Ai tha se për të kjo është një sfidë personale.
“Ne skemi për të parandaluar të gjitha llojet e abuzimeve e as nuk kemi për tu shpërtuar gabimeve,” tha ai, “por ne aktualisht jemi duke bërë shumë gabime.”
Rrjeti social raportoi 16 miliard dollar fitim në 2017-ën. /PCWorld Albanian



















