Nëse keni fobi nga lartësia, atëherë këto fotografi do t’ju bëjnë të djersiteni.
Kjo pasi që shfaqen disa objekte të ndërtuara në zona të pazakonta në lartësi të mëdha. Bëhet fjalë për tempuj, kisha, kështjella dhe shtëpi, transmeton Telegrafi.
Disa prej tyre janë të ndërtuara nëpër shkëmbinj, sa që vetëm ata që kanë përvojë në alpinizëm mund të ngjiten dhe t’i vizitojnë.
Objektet e publikuara në fotogalerinë janë të ndërtuar qindra vite më parë, dhe kjo i bënë ato atraksion turistik për mijëra persona nga e mbarë bota.
Një nga objektet më të vjetra është tempulli në Shanxi, që është ndërtuar në maje të një shkëmbi në vitin 491 në Kinë.
Objekt tjetër i ndërtuar shumë vite më parë është edhe ajo në Saint-Michel d’Aiguilhe afër Le Puy-en-Velay në jug të Francës. /Telegrafi/