Obeziteti do luftohet duke gëlltitur një tullumbace

E publikuar: 26/12/2015 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Obeziteti mbetet një nga problemet më të mëdha në botën e sotme.

Por një tullumbace hi-tech mund të ndihmojë në luftën kundër kësaj epidemie.

Tullumbacja gëlltitet, duke mbushur stomakun dhe pas katër muajsh plas vetë.

Ky tip i ri i tullumbaces gastrike është miratuar për përdorim në Britani dhe do ndihmojë të gjithë ata që nuk humbasin peshë dot me anë të dietave normale.

Por ndryshe nga produktet e tjera, në këtë rast nuk kërkohet asnjë operacion për të futur tullumbacen.

Në vend të kësaj, pacienti thjesht gëlltit kapsulën me tullumbacen e shfryrë Elipse.

Ngjitur me kapsulën është një kateter- një tub i hollë.

Pasi kapsula mbërrin në stomak, një mjek e mbush tullumbacen me ujë përmes kateterit dhe më pas heq tubin.

Tullumbacja Elipse ‘pushton’ një pjesë të mirë të stomakut, duke reduktuar oreksin dhe përmirësuar shanset për të humbur në peshë.

Pas katër muajsh, një valvulë hapet dhe tullumbacja shfryhet, duke kaluar jashtë përmes sistemit të tretjes.

Kryemjekja e Britanisë, Dama Sally Davis ka paralajmëruar se obeziteti është një kërcënim për të ardhmen e vendit edhe më i madh se terrorizmi.

Tullumbacja është prodhuar nga kompania amerikane Allurion.

Megjithatë disa ekspertë thonë se ai nuk ofron një zgjidhje afatgjatë për humbjen e peshës.