Presidenti amerikan Barack Obama me lot në sy e ka nisur vitin e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë.
Obama teksa ka folur për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara, ka filluar të qajë kur përmendi masakrat që ndodhën gjatë vitit 2015 nëpër shkollat amerikane.
“Sipas Dr Kingut, ne duhet të ndjejmë mërzi sepse njerëzit po vdesin”, ka nisur fjalimin e tij Obama, derisa fliste për vrasjet nëpër shkolla, transmeton Koha.net.
“Të drejtat për jetë, liri dhe lumturi u janë marrë studentëve në Columbine dhe brucoshëve të Newtownit…. brucoshëve”, shtoi ai me lot në sy.
Presidenti në këtë konferencë u ftua nga Mark Barden, babai i Danielit, njërit prej 20 studentëve të vrarë në Sandy Hook. Derisa fjalimi i tij po arrinte fundin, Obama ka thënë: “Sa herë dëgjoj për ata fëmijë, çmendem”.
Fjalimi i tij vjen pas planit që të hetohet e kaluara e të gjithë blerësve të armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa i ka bërë thirrje Senatit se Amerika nuk mund të presë për miratimin e ligjit të ri.