Obama: Kosova do të ishte në UNESCO, sikur të kishte diplomaci më të pjekur

E publikuar: 10/11/2015 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka komentuar dështimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-së, ku i duheshin vetëm edhe katër vota për një gjë të tillë.

Për gjithë këtë, numri një i ShBA-ve fajin ia ka faturuar diplomacisë kosovare, që sipas tij është e papjekur dhe me një imazh jo edhe aq të pëlqyer për botën demokratike.
“Kosova do të duhej të ishte sot në UNESCO. Më vjen keq dhe jam thellë i shqetësuar për dështimin e saj, sidomos kur bëhej fjalë për katër vota, qofshin ato të Seychelles, Ishujve Marshall, Capo Verdes apo Shri Lanka. Por, për fat të keq, diplomacia kosovare nuk ishte në nivelin e duhur, saqë nuk arriti që të shtrijë ndikimin e saj as në shtetet më të vogla se ajo dhe të ua marrë votat”, ka thënë Obama për New York Times.
obama-1024×576
Më tej, Obama ka folur me gjerësisht për diplomacinë kosovare. Ai ka thënë se praktikisht është e pamundur që një djalosh i papjekur si Petrit Selimi, i cili edhe në vendin e tij nuk gëzon simpati, madje edhe është gjuajtur me vezë, të fitojë simpatinë e shteteve që votuan kundër Kosovës.
“Petriti mund të jetë një djalë i mirë, unë nuk e njoh, por me disa veprime të tij që m’i kanë treguar, ai më duket krejt i papjekur e i papërgatitur për një betejë të tillë. Në anën tjetër, diplomacinë kosovare e udhëheq një person që në vendin e tij akuzohet për korrupsion, hajni, e madje edhe manipulim të zgjedhjeve. Kjo jep një imazh të keq për Kosovën, dhe ne sado që bëjmë shumë për Kosovën, me të tillë njerëz që kanë imazh kësisoji, është e pamudur të rezultojmë të suksesshëm”, ka përfunduar deklarimin e tij presidenti Obama./Pampress/