Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, prezantoi një program të ri i cili ka si qëllim trajnimin e më shumë amerikanëve në fushën e teknologjisë, që është një ndër profesionet më të paguara për momentin. Obama ka investuar 100 milionë dollarë në këtë iniciativë të re.
“Amerika ka rreth 5 milionë profesione të hapura sot, pjesa më e madhe e të cilave i kanë fillimet që në vitin 2001. Më shumë se gjysma e këtyre profesioneve janë në fushën e teknologjisë së informacionit, si zhvillimi i softuerit, administrimi i rrjetit dhe siguria kibernetike,” deklaroi Shtëpia e Bardhë. “Paga mesatare tek një punë që kërkon aftësi të teknologjisë së informacionit (IT), në ndonjë kompani, marketing, dyqan me pakicë ose bankë, është 50% më e lartë se paga mesatare e një amerikani që punon në sektor privat.”
Nismës “TechHire” i janë bashkuar edhe shumë sektorë privatë dhe komunitete në të gjithë shtetin, ku mbi 20 komunitete kanë pranuar me kënaqësi që të bëhen pjesë e programit, si Louisville, Nju Jork, Filadelfia, Kansas, Detroit, San Francisko etj./krokodil.al/