Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, mund të diskutojnë rreth zhvillimeve në Siri, pasi të dy liderët do të shkojnë në Peru në fund të kësaj jave.
Agjencia e lajmeve “TASS” e ka cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë, transmeton Express.
Peskov ka shtuar se dy presidentët mund të takohen në margjinat e samitit Aziatiko-Paqësor për Bashkëpunim Eknomik, të cilin e organizon Peruja më 19-20 nëntor.
Ndërkohë, Peskov e ka ripërsëritur se Putini nuk ka plan të menjëhershëm për ta takuar presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump./Express/