Obama dhe Zarif shtrënguan duart

E publikuar: 29/09/2015 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarë amerikanë dhe iranianë kanë thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, kanë shtrënguar duart në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ky ka qenë shtrëngimi i parë i duarve midis një presidenti të SHBA-së dhe një diplomati të lartë iranian që nga Revolucioni Islamik i Iranit më 1979.

“Nuk ka qenë asgjë e planifikuar, ata kanë përshëndetur njëri-tjetrin dhe ka zgjatur për disa sekonda”, ka thënë një zyrtar iranian për agjencinë Reuters.

Shtrëngimi i duarve midis Obamës dhe Zarifit është konfirmuar edhe nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.