OAK takon Ministrin Nenad Rikalo

E publikuar: 17/10/2017 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) në përbërje me: z. Diamant Elshani , z. Lulzim Begaj, me bashkëpunëtorë, u pritën sot në takim nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Nenad Rikalo, shkruan infosot.

Në këtë takim njoftues, Sekretari OAK-së, z. Diamant Elshani prezantoi arsyet e themelimit të Odës, qëllimet dhe veprimtarinë e saj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet më të rëndësishme të bujqësisë në vendin tonë, ku me këtë rast OAK kishte disa kërkesa të cilat i’a drejtoi Ministrit Rikalo, ndër të cilat ishin:

Të ketë më shumë transparencë në dhënjen e granteve dhe subvencioneve;
Të rimbursohen dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore – ose përmes buxhetit ose përmes një mekanizmi sigurues;

Grantet dhe subvencionet të orientohen më shumë në fusha strategjike, siç janë: kulturat shumë vjeçare si dhe futja e inovacionit në bujqësi;

Ministria e Bujqësisë të organizoj fushata marketingu për prodhimet vendore;
Ministria të mbroj ato produkte vendore të cilat kanë potencial për zhvillim dhe mund të krijojnë vende pune.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe z.Veli Halimi i cili në emër të bylmetarëve paraqiti shqetësimet e tij sa i përket këtij sektori.

Ministri Rikalo u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe theksoi se i vjen mirë për ekzistencën e një Ode të tillë e funksionale dhe u shpreh se Ministria e Bujqësisë do të jetë e hapur dhe përkrahëse në raport me OAK-në.