NYT: Si ishte rritur fundamentalizmi fetar në Kosovë

E publikuar: 22/05/2016 01:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta prestigjioze amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull të gjatë rritjes së fundamentalizmit në Kosovë.

Thotë se në Kosovë 17 vjet pas çlirimit nga Serbia janë investuar para për të përhapur fundamentalizmin, vehabizmin që dominon në Arabinë Saudite, për të shndërruar vendin në rekrutues të xhihadistëve nga vend tolerant islamik. Gazeta kujton edhe se Kosova ishte ndër vendet me shumicë islame më pro-amerikane në botë.

Tani vendi, shkruan NYT sikurse pjesa tjetër e Europës po përballet me rrezikun e përhapjes së islamit radikal.

“Gjatë dy vjetëve të fundit, policia ka identifikuar 314 kosovarë, përfshirë dy vetëvrasës me bombë, 44 femra dhe 28 fëmijë të cilët i janë bashkuar Shtetit Islamik, e që është numri më i madh për kokë banori”, raporton gazeta.

NYT shkruan se të gjithë këta janë radikalizuar dhe rekrutuar, nga klerikë islamik dhe shoqata sekrete të krijuara nga Arabia Saudite dhe vende tjera të konservative.

Deri më tani janë akuzuar 67 persona, janë arrestuar 14 imamë dhe janë mbyllur 19 organizata myslimane për veprime anti-kushtetuese. Ndërkohë që të premten është dhënë edhe dënimi me 10 vjet burg.

Gazeta kujton edhe se Kosova ishte ndër vendet me shumicë islame më pro-amerikane në botë.

“Kjo është një kthesë e madhe për një vend me 1.8 milionë banorë që jo shumë kohë më parë ishte ndër shoqëritë myslimane më pro-amerikane në botë. Amerikanët u pritën si çlirimtarë pas bombardimeve disa mujore të NATO’s në vitin 1999”.

“Por kur amerikanët panë mundësinë e krijimit të një demokracie të re, sauditët panë një vend të ri për përhapjen e vehabizmit’.