Brezovica i ka mbijetuar luftës, por jo paqes, thuhet ndër tjerash në shkrimin e gazetës prestigjioze New York Times.
Gjatë viteve 2000, kompania nga Beogradi “INEX”, kishte ndaluar investimin në Brezovicë dhe gjithçka kishte filluar të dështoj.
Një ndër hotelet më kryesore, veçse ishte kthyer në asgjë tjetër, përpos në një lëvore nga betoni.
Teleferikët një nga një filluan të prisheshin dhe, nga viti 2013, asnjë nga ta nuk punonte.
Por, në prillin e vitit të kaluar, një kompani franceze e kishte nënshkruar një kontratë me ‘Kosova Trade’ dhe Ministrinë e Industrisë, për ta kthyer prapë në jetë Brezovicën.
Ky plan ishte aq ambicioz, saqë vendasit nuk mund ta besonin se ishte e vërtetë.
Disa nga kompanitë më të mëdha si, MDP Consulting dhe Compagnie des Alpes, që është kompania më e madhe e menaxhimit të zonave të skijimit, kishin pranuar të investojnë gati gjysmë miliard dollarë përgjatë 17 vjetëve të ardhshme me qëllim që ta bëjnë Brezovicën një nga qendrat e skijimit më të mëdha në Ballkan.
Puna për ri-ngjalljen e Brezovicës pritet të fillojë këtë verë dhe, kur të përfundojë e gjithë puna, Brezovica do t’i ketë 8,000 ari, dhe numri i hoteleve do të rritet nga 700 në 7000.
Dy aeroportet ndërkombëtare, ai i Prishtinës dhe i Shkupit, nuk janë më larg se 90 minuta me veturë.
Stoicizmi duket të jetë një ves kombëtar në Kosovë, mirëpo nuk ka dyshime që shteti është duke përparuar.
Rreth 80% të popullsisë ishin larguar gjatë luftës, ndërsa tani aeroporti i Prishtinës është i 3-ti më i ‘zënë’ në Jugosllavinë e vjetër, pas Beogradit dhe Zagrebit.
Problemet ende nuk janë zhdukur të gjitha, mirëpo shteti është duke u përpjekur t’i mbrojë tokat e veta, të integrohet në Evropë dhe t’i normalizojë marrëdhëniet me Beogradin, gjë e cila është arsyeja se pse po hidhet gaz lotsjellës në parlament. /lajmi.net