Pas rreth 14 orëve kanë arritur të nxirren trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi nga Miniera e Artanës.
Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv drejtori i Minierës, Hysen Vrajolli.
“Ekipet kanë arritur rreth orës 00:20 që të nxjerrin trupat e dy minatorëve të vdekur sot në Minierë. Pas përfundimi të aksionit trupat janë dërguar në obduksion”, deklaroi Vrajolli për klankosova.tv