Një ngjarje e pazakontë është filmuar me telefon të mençur brenda një shkolle fillore, ku nxënësja e vogël e shqelmon në organin gjenital mësuesin pasi që ai insistonte që ajo vaksinohej kundër gripit.
Vajza e vogël ishte kapluar nga frika kur e kuptoi se i kishte ardhur radha ta vaksinohet kundër gripit. Kështu filloi të bërtas dhe qaj derisa po vraponte nëpër klasë, transmeton Telegrafi.
Dhe në një moment mësuesi e kap me forcë dhe tenton ta ulë për ta marrë vaksinën, por ky veprim i mësimdhënësit e acaroi vogëlushen e cila pa u menduar dy herë e goditi me shqelm në organin gjenital.
Ky veprim i vogëlushes ka bërë që shokët dhe shoqet e klasës të qeshin me zë, derisa mësuesi nuk mund të këndellej nga dhimbjet e mëdha.
Nuk dihet saktë se ku është filmuar ngjarja dhe nëse vajza i është nënshtruar procesit të vaksinimit. /Telegrafi/