Demetra Alarcan nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, është detyruar nga zyrtarët e shkollës të kthehet në shtëpi, për shkak të veshjes.
Pantallonat dhe bluza që kishte 13-vjeçarja, ishin majft të shkurtra, por jo të papërshtatshme dhe ishte një ditë e nxehtë, transmeton Telegrafi.
“Këto rrobe ia kam blerë unë vet, nuk kanë asgjë të pazakontë dhe janë për të shkuar edhe në shkollë”, ka thënë i ati i saj lidhur me rastin.
Madje, nxënësit nuk kanë uniforma dhe nuk është paraparë ndonjë kod i veshjeve.
Në anën tjetër, imazhet e publikuara në rrjetin social, kanë nxitur debate të mëdha, nëse shkuarja në mësim në këtë formë do ishte normale. /Telegrafi/