Policia raporton se në një shkollë të Prishtinës ka ndodhur një therje me thikë e një të mituri ndaj një të mituri tjetër.
Sipas raportit 24 orësh viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas viktimës deri te lëndimi ka ardhur nga pakujdesia, pasi të dy ishin duke luajtur me mjete të mprehta-thika. Njësiti policor ka konfiskuar thikën ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.